Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm me thikë në një shkollë në Poloni

schedule14:52 - 8 Tetor, 2026

schedule 14:52 - 8 Tetor, 2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një shkollë në Poloni, ku një punonjës 37-vjeçar i mirëmbajtjes ka humbur jetën pasi u sulmua me thikë nga një ish-nxënës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 në një shkollë fillore në Leszczydół-Nowiny, në veri të Varshavës. Sipas policisë, 15-vjeçari hyri në ambientet e shkollës dhe sulmoi me thikë punonjësin. Ai u ndalua më pas nga një mësues dhe drejtori i institucionit, të cilët mbetën gjithashtu të plagosur.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme polake, Karolina Galecka, deklaroi se adoleshenti kishte me vete tre thika në momentin e sulmit. 15-vjeçari kishte qenë më parë nxënës në këtë shkollë, ndërsa ende nuk dihen arsyet që e shtynë të ndërmerrte sulmin.



Sipas raportimeve të mediave polake, punonjësi i mirëmbajtjes kishte tentuar ta ndalonte të riun përpara se ai të hynte në shkollë.

Ndërkohë, mësuesi dhe drejtori që u plagosën gjatë përpjekjes për ta neutralizuar autorin ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Rasti vjen në një kohë kur autoritetet polake po hetojnë edhe incidente të tjera të ngjashme. Një ditë më parë, policia ndaloi një 17-vjeçar në një qytet tjetër, pasi ai kishte deklaruar se synonte të bënte “diçka spektakolare” në shkollën e tij.

Po të mërkurën, një 19-vjeçar u arrestua nën dyshimin se kishte kryer një tjetër sulm me thikë në një shkollë në Poloni, ku shtatë persona mbetën të plagosur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!