Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës: Ndajeni mendjen kujt i përket SPAK! T’i japim fund këtij teatri

schedule10:42 - 8 Tetor, 2026

schedule 10:42 - 8 Tetor, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj në Kuvend akuzave të kreut të opozitës, Sali Berisha, lidhur me çështjet e referuara nga SPAK.

Balla deklaroi se PS ka besim te institucionet e drejtësisë dhe e cilësoi SPAK-un si një prej rezultateve të reformës në drejtësi.

Ai akuzoi opozitën për qëndrime të dyfishta ndaj hetimeve të SPAK-ut, duke theksuar se ato mbështeten kur i shërbejnë interesit politik. Sipas Ballës, zhvillimet e fundit tregojnë se reforma në drejtësi ka bërë të mundur që zyrtarë të lartë të përballen me drejtësinë.



“Sa i përket çështjes për të cilën jemi kërkuar për mocion me debat. Informacionet për të cilat i referoheni në kërkesë vijnë nga një hetim i SPAK, më vjen mirë që kur ua do interesi politik u referoheni informacioneve të SPAK. Duhet të ndani një gjë, SPAK është instrumenti juaj, apo është një institucion që për ne është suksesi i reformës në drejtësi? Kur prokurori më heton mua thotë zotëria, ai është… kurse këtu me hipokrizinë më të madhe thotë bazuar në dosje.

Ne themi që SPAK duhet të nxjerrë ndodhitë kriminale. Ky është dallimi mes nesh, që janë të ndara si dy botë. Ti je klan u thojë. Kurse ne thamë që do i japim fund këtij teatri, dhe erdhëm me propozimin e një drejtësie të re. Unë nuk kam bërë mocion me debat lidhur me këtë, sepse unë kam besim te SPAK, kurse ju nuk keni.

Doni që të riktheheni te karangjosllëku i para dhjetëve, kurse ne nuk duam, kur askush nuk shkonte përpara drejtësisë. U kam thënë 10 vite më parë, që do vijë koha në 2026 që ministra, presidentë dhe deputetë do të shkojnë përpara drejtësisë, dhe kjo ndodhi sot jo vetëm që i kemi para drejtësisë, por i kemi edhe me akuza”, tha Balla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!