Një kufomë është gjetur në rezervuarin e Zhejës, në fshatin Zhejë të Kurbinit.
Sipas informacionit të bërë të ditur nga gazetari, kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar për ngjarjen.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se trupi i pajetë i përket një shtetasi francez 61 vjeç.
Dyshohet se ai ka qenë vizitor në këtë zonë dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale./abcnews.al


