Deputetja e PS-së, Aulona Bylykbashi, tha se reforma është rezultat i analizave dhe konsultimeve, ndërsa vendimi përfundimtar pritet në Kuvend.
E ftuar në “Tirana Live” në ABC News, Bylykbashi u shpreh se reforma do të sjellë përmirësime në ofrimin e shërbimeve dhe se ato do të mbeten pranë qytetarëve.
Sipas Bylykbashit, Shqipëria ka ndryshuar që prej reformës së vitit 2014, ndaj është bërë e nevojshme një rishikim i ndarjes territoriale.
“46 nuk ishte një numër i paracaktuar nga ne, por një numër i një punë dhe rezultati të bërë. Ka kaluar të gjitha rezultatet. Opinione ka pasur nga më të ndryshme, ka pasur kundra , pro por edhe të ndërmjetme. Pra tani jemi në fund të një procesi ligjor legjislativ që ka kaluar të gjitha fazat e veta dhe që ka ardhur dita të kalojë në Kuvend. Sepse në fund është Kuvendi që do të vendosë se cila do të jetë ndarja territoriale. Sot Shqipëria nuk është më ajo e 2014 dhe kjo solli nevojën edhe për një rishikim. Qytetarët janë të mirëkuptuar në shqetësimin e tyre, por duhet të jenë të bindur që niveli i shërbimeve do të vazhdojë të mbetet. Do të ketë përmirësime që do të vijnë për shkak të bashkimeve dhe stafeve që kanë nivel më të lartë. Shërbimet do të jenë afër qytetarit. PS ka 84 votat me të cilat e ka mandatuar populli shqiptar. Sigurisht janë ato zhvillimet për shkak të largimit të një deputet. Debate , diskutime sigurisht që ka, por reforma është konceptuar me dy faza, e para që ka të bëjë me përcaktimin e kufijve bazuar në disa parime faktor dhe analizë dhe menjëherë pas kësaj do të vazhdojë punën”, tha ajo.
/abcnews.al/


