Ka skaduar afati 48 orësh, që presidenti Hashim Thaci i la lëvizjes “Vetëvendosje”, për t’i dërguar emrin e mandatarit për kryeministër. Kryesia e “Vetëvendosjes” ka vendosur që emrin ta dërgoj gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë, mes Kurtit dhe Mustafës nuk ka ende një marrëveshje për koalicionin qeverisës.
Vazhdimi i negociatave ndërmjet Lëvizjes vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë arsyeja që ka shtyrë kryesinë e LVV-së që të vendos të mos e dërgojë emrin e mandatarit të ri në afatin e caktuar nga presidenti.
Pas mbledhjes së kryesisë nënkryetarja e partisë Arbërie Nagavci ka thënë se emri i mandatarit, presidentit do ti dërgohet ditëve në vazhdim.
Ndërkohë zyra e presidentit ka zgjedhur heshtjen.
Burime nga presidenca bëjnë me dije se Thaci gjatë kësaj jave pritet të ndërmarrë veprime të tjera bazuar në kushtetutë në mënyrë që të përshpejtohet procesi I krijimit të qeverisë së re.
Derisa negociatat ndërmjet LVV-së dhe LDK-së kanë vazhduar edhe sot por pa ndonjë rezultat.
U tha se ka lëvizje positive dhe se ato do të vazhdojnë edhe nesër.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe tre muaj pas zgjehdjeve ende nuk kanë gjetur një formulë të përbashkët për të bashkëqeverisur./abcnews.al