Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekonomia shqiptare do vijojë rritjen/ BB: Në 2026 zgjerohet me 3.4%, ndër më të lartat në rajon

schedule14:15 - 6 Tetor, 2026

schedule 14:15 - 6 Tetor, 2026

Banka Botërore ka parashikuar që ekonomia shqiptare do të rritet përgjatë këtij viti me rreth 3.4%.Në raportin e vjeshtës ky institucion vlerëson se ekonomia shqiptare do të përshpejtojë rritjen në dy vitet në vijim përkatësisht në 3.5 dhe 3.7%.

Nga të dhënat e Bankës Botërore vërehet se rritja e ekonomisë shqiptare rezulton ndër më të mirat në rajon duke lënë pas vende të tjera si Maqedonia e Veriut. Mali I zi apo Serbia.

Ekonomia e Shqipërisë pritet të vijojë të rritet në vitet e ardhshme, ndërsa turizmi, ndërtimi dhe investimet do të jenë ndër faktorët kryesorë që do të mbështesin aktivitetin ekonomik. Shqipëria renditet midis vendeve ku ardhjet e turistëve kanë vijuar të rriten, pavarësisht kostove më të larta të transportit dhe problemeve të lidhura me udhëtimet ndërkombëtare.



Edhe tregu i punës në Shqipëri ka shënuar përmirësim. Papunësia ka ardhur në rënie, ndërsa në rajon ndryshimet në punësim janë ndikuar kryesisht nga pjesëmarrja më e ulët në tregun e punës.

Për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe karburanteve, qeveritë e rajonit kanë marrë masa të ndryshme. Shqipëria ka vendosur kufizime për çmimet me pakicë të karburanteve, me synim zbutjen e ndikimit te qytetarët dhe bizneset.

Sipas Bankës Botërore shtysë në rritjen ekonomike për Shqipërinë kanë dhënë edhe reformat strukturore në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian mbetet një faktor i rëndësishëm në këtë proces.

Një tjetër mundësi për ekonominë  sipas Bankës Botërore konsiderohet edhe inteligjenca artificiale. Ajo mund të ndihmojë në rritjen e produktivitetit dhe zhvillimin e bizneseve, por për këtë nevojiten më shumë investime në teknologji, të dhëna dhe aftësi digjitale.

Sipas parashikimeve, rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të arrijë mesatarisht 3.4% gjatë viteve 2027–2028.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!