Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në masivin me pyje pranë fshatit Kollovoz të Kukësit, flakët vihen nën kontroll

schedule13:51 - 6 Tetor, 2026

schedule 13:51 - 6 Tetor, 2026

Një vatër zjarri u shfaq rreth mesditës në një masiv me pyje dhe shkurre në afërsi të fshatit Kollovoz, në Kukës, pjesë e Njësisë Administrative Shishtavec.

Era dhe bimësia e thata favorizuan përhapjen e shpejtë të flakëve, duke bërë që në zonë të angazhohen forca dhe struktura të ndryshme për përballimin e situatës.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e shërbimit zjarrfikës, punonjës të shërbimeve publike, të shërbimit pyjor, të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, si dhe banorë të zonës.



Pas ndërhyrjes, vatra e zjarrit u lokalizua dhe aktualisht është vënë nën kontroll. Megjithatë, ekipet vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve dhe për parandalimin e riaktivizimit të zjarrit.

Autoritetet mbeten në gatishmëri për monitorimin e situatës, veçanërisht për shkak të kushteve të favorshme për përhapjen e zjarreve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!