Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

San Marinos i shënojmë tre/ Kombëtarja ka vetëm fitore me rivalin në duelin e sotëm

schedule12:18 - 6 Tetor, 2026

schedule 12:18 - 6 Tetor, 2026

Është padyshim viktima jonë e preferuar.

San Marinon e kemi të tillë që edhe koeficientët e kompanive të basteve arrijnë në 1.09 për fitoren tonë, dhe jo më kot.

Ndaj këtij rivali kemi fituar gjithmonë, edhe pse me të drejtë trajneri Rolando Maran deklaroi se asnjë ndeshje nuk mund të quhet në xhep ende pa filluar.



Bilanci është me 5 ndeshje, me 5 fitore, pra pa asnjë barazim e humbje, e madje pa asnjë gol të pësuar.

Asnjë kundërshtar nuk e kemi pasur kaq poshtë, por jo më kot sanmarinezët janë në vendin e fundit të renditjes botërore të FIFA-s.

Gjithsesi, nëse duhet të pretendojmë një sukses me shifrat që arritën rivalët e grupit, Finlanda apo Bjellorusia, këtë nuk mund ta themi me siguri që do ta arrijmë.

Finlandezët triumfuan 7-0 në San Marino, dhe bjellorusët ia dolën 4-0 në Hungari, ndërsa ne kemi mesataren e sukseseve me 3.3 gola të shënuar.

Sfidat kanë nisur në 2006, dhe dy prej tyre kanë qenë miqësore.

Dy të tjera kanë qenë të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, madje në 8 shtator 2021, kemi arritur fitoren më të thellë 5-0, veçse në “Elbasan Arenë”, jo në “Arenën Air Albania” ku do të luhet sonte.

Nga shënuesit e golave të asaj mbrëmjeje kanë mbetur Manaj, Hysaj dhe Uzuni, ndërsa Laçi është I dëmtuar e Broja I lënë jashtë ekipit.

Të shohim nëse këtë herë do të mundim të shënojmë 4 apo më shumë rrjeta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!