Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Olise, “mbreti” i Francës/ Ylli bavarez shënon dy gola në fitoren 4-1 ndaj Belgjikës

schedule11:39 - 6 Tetor, 2026

schedule 11:39 - 6 Tetor, 2026

Merituan gjithçka, por e lehtë nuk ishte.

Asnjëherë nuk mundet që një derbi të fitohet thjesht, dhe kjo nuk ndodhi as në “Stadë dë Frans” të Parisit, ndonëse Franca shkatërroi Belgjikën 4-1.

Për 77 minuta, “djajtë e kuq” ishin në epërsi pas golit të realizuar nga Lukebakio, heroi I tyre në këtë Ligë të Kombeve.



Futbollisti mik goditi në 35’ dhe u desh çdo mundim e përpjekje që ish-nënkampionët e botës t’ia dilnin.

Gjithsesi, pas barazimit nga Due I PSG-së, golat e “gjelave” erdhën radhazi.

Në 81’, Sherki kaloi Francën në avantazh dhe pastaj ishte radha e yllit kryesor të kësaj epoke, ndoshta në mungesë të kapitenit Kilian Mbape.

Majkëll Olize, talenti I madh I Bajernit të Mynihut, realizoi dy herë, dhe po ashtu kishte dhënë një asist.

Për 24-vjeçarin janë 4 rrjeta e dy pasime për gol në 4 ndeshje të Ligës së Kombeve në grupin 1 të Nivelit A.

Jo më kot, kartoni I tij vlen 180 milionë euro, e ndoshta edhe më shumë, dhe gjithë bota e kërkon.

Franca kryeson grupin me 10 pikë, ndaj 7 të Italisë, ndërsa Belgjika zbriti e treta me 6.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!