Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Messi në “tangon e fundit”/ Superylli nis stërvitjen për lamtumirën me Argjentinën

schedule12:43 - 5 Tetor, 2026

schedule 12:43 - 5 Tetor, 2026

Nuk ka krahasim me atë që po I ndodh rivalit të tij të madh.

Kristiano Ronaldo është në një konflikt, që duket si ekzistencial dhe që ka lidhje me identitetin, me kombëtaren e Portugalisë, ndërsa Lionel Mesi pritet t’i  japë lamtumirën e duhur Argjentinës së tij.

Superylli I futbollit është bashkuar me skuadrën përfaqësuese për ndeshjen e fundit, atë të ndarjes me tifozët dhe me shokët e skuadrës, që do të luhet në 7 tetor.



Do të jetë miqësorja ndaj një rivali modest si Benini, por që bëhet historike sepse 80 000 spektatorë në Stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit, do të kenë mundësi ta shohin në fushë për herë të fundit me fanelën e Argjentinës.

Legjenda deklaroi se e kishte mbyllur që pas finales së humbur në Kupën e Botës ndaj Spanjës, një përfundim I hidhur, por në nivelet më të larta.

Gjithsesi, Federata Argjentinase e Futbollit vendosi t’ia organizonte një lamtumirë, dhe e ftoi për herë të fundit.

Mesi mbërriti dy ditë më parë në vendin e tij, dhe nisi stërvitjen me shokët e ekipit.

Ai ka luajtur 207 ndeshje për Argjentinë, ka shënuar 145 gola, ka fituar Kupën e Botës e dy herë Kupën e Amerikës së Jugut, si dhe arriti një tjetër finale botërori.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!