Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ligji i ri për Dhomat Speciale/ Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën e Hagës

schedule11:09 - 5 Tetor, 2026

schedule 11:09 - 5 Tetor, 2026

Dhjetëra ditë proteste në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së, japin rezultatin e parë.

Lëvizja Vetëvendosje ka votuar në Kuvendin e Kosovës ndryshimet në ligjin për Dhomat Speciale, propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ndryshimet ligjore parashikojnë se këto dhoma nuk mund të hetojnë për krime lufte, ndërsa rigjykimi i mundshëm do të bëhet në Kosovë.



“Të vazhdoj hetimi për trafikim të organeve, por juridiksioni i parashikuar në Kushtetutë nuk parashikon të merret me krimet e luftës…. Kosova nuk do të ndërrojë Kushtetutën, nuk prish marrëveshjen me Holandën, krimet e luftës të zhvendosen për t’u gjykuar në Kosovë nga institucionet e Kosovës për të gjitha rastet e ardhshme…. ndërsa për rastet ekzistuese ato vazhdojnë të gjykohen në Hagë, deri në një vendim përfundimtar, nëse do të ketë rigjykim në Gjykatën Supreme, ajo të zhvendoset në Kosovë, të gjykohet nga Gjykata e Kosovës”, tha Përparim Gruda.

Ndërsa kreu i PDK-së, Bedri Hamza, theksoi se nuk po kërkohet të mbyllet gjykata, por të vendoset drejtësi, duke saktësuar se ky ligj nuk i mbivendoset punës që duhet bërë në Apel.

“Apeli të zhvillohet atje, ia japim mundësinë edhe njëherë kësaj gjykate që të sjellë vendim vetëm mbi bazën e provave dhe fakteve, jo mbi bazën e thashethemeve”, tha Bedri Hamza.

Ramush Haradinaj e quan lëvizjen të vonuar dhe kërkon shkrirjen e kësaj gjykate që njollosi historinë e Kosovës.

“Nuk duhet të marrim parasysh se çfarë na thonë të tjerët, atë që na ka ndodhur e dimë vetëm ne. Shpërbërja e gjykatës do të ishte edhe më mirë. Ne e votojmë. Gjithsesi kjo është shumë pak dhe jemi shumë vonë”, u shpreh Ramush Haradinaj.

Ndryshimi i Ligjit për Specialen nuk ka marrë mbështetjen e LDK-së, sipas saj rruga e vetme për ta ndryshuar një aktgjykim është rruga gjyqësore, por po aq të rëndësishme janë ruajtja e interesave shtetërorë dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Ndërsa Kurti, ishte kalkulues. Ai ofroi votat, por tha se VV ka një bisedë të hapur me PDK, duke paralajmëruar takime të tjera me Bedri Hamzën, në limitet e Kosovës për zgjedhjen e presidentit.

“Pas zgjedhjes së presidentit të ulemi bashkë për një strategji që të na nxjerrë fitimtar…. që të ketë një fitore në Apel duhet një shtet i fuqishëm, nuk mund të pretendojmë të mbrojmë ish-krerët e UÇK-së duke lejuar vakum institucional në Kosovë.

Falënderoj Hamzën, do të takohemi përsëri sot, sepse duhet të merremi vesh”, tha Albin Kurti.

Punimet në Kuvend edhe sot janë pritur me protesta. Dhjetëra qytetarë kanë pritur mëngjesin në sheshin Skënderbej, duke kërkuar ndryshimin e Ligjit dhe drejtësi për Çlirimtarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!