Lezhën e kanë vendlindje, por shumë prej të rinjve që jetojnë këtu po e zbulojnë vetëm tani në një tjetër këndvështrim.
Përmes projektit “Lezha përtej detit” të rinjtë e Ambasadorëve të Paqes, me mbështetjen e Bashkisë Lezhë, kanë përshkuar te gjitha pikat më të rëndësishme historike, kulturore dhe natyrore të zonës.
Një përvojë që për ta nis pikërisht nga njohja e vendit ku janë rritur. Sepse për të treguar historinë, natyrën dhe kulturën e Lezhës, fillimisht duhet t’i njohësh vetë.
Nga natyra te monumentet, kalaja, gjurmët e historisë dhe artizanati, gjithçka është bërë pjesë e katër itinerareve turistike, që këtë herë e çojnë vizitorin përtej bregdetit.
Iniciativa synon që këto pasuri të mos mbeten vetëm pjesë e kujtesës së banorëve, por të kthehen në pika të vizitueshme dhe të promovuara për turistët dhe per organizatorin e kesaj iniciative Mario Palokaj, ky ishte synimi qe edhe te rinjte e ndoqen me deshire dhe kureshtje.
Lezha përtej detit nuk është vetëm një udhëtim i të rinjve për të njohur më mirë vendin e tyre.
Është edhe një përpjekje për ta kthyer këtë njohje në itinerare turistike të strukturuara dhe të aksesueshme në mënyrë digjitale, duke i dhënë vizitorëve më shumë arsye për ta zbuluar Lezhën përtej plazheve./abcnews.al


