Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ I riu përplas makinën e policisë dhe tenton të arratiset, arrestohet nga efektivët

schedule13:38 - 3 Tetor, 2026

schedule 13:38 - 3 Tetor, 2026

Një 27-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pas një operacioni policor të koduar “Target”, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Operacioni u finalizua nga Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri.

Në pranga ra shtetasi Edmir Xhaferri, 27 vjeç, banues në Mamurras.



Sipas Policisë, i riu u lokalizua në qytetin e Mamurrasit duke qarkulluar me automjet. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ai ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 27-vjeçari dyshohet se ka hedhur edhe armën e zjarrit që mbante me vete.

Pas disa minutash ndjekjeje, në lagjen “Zef Hoti” në Mamurras, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, automjeti me të cilin qarkullonte 27-vjeçari, si dhe një palë targa.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!