Gazetari Fatos Mahmutaj ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë një interviste në “Ora e Fundit” në ABC News.
Ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët.
Gjithashtu Mahmutaj u ndal te deklaratat e Sali Berishës për izolimin e Ramës nga SHBA, duke vënë në pikëpyetje këtë pretendim.
“Rama gjithmonë ka ecur përpara, kurse Berisha ka bërë atë, siç thotë ajo fjala e urtë: Berisha fle dhe Rama ecën përpara”, u shpreh gazetari.
Sipas Mahmutajt, pretendimi se Rama është i izoluar nga SHBA nuk përputhet, sipas tij, me takimet e kryeministrit shqiptar me presidentin amerikan Donald Trump.
Ai kritikoi gjithashtu deklaratat e Berishës lidhur me pretendimin se amerikanëve u ishte kërkuar arrestimi i Ramës gjatë vizitës së tij në SHBA.
Duke iu referuar periudhës së qeverisjes së Berishës, Mahmutaj përmendi edhe ngjarjet e Gërdecit dhe 21 Janarit, duke i cilësuar ato si ndër ngjarjet më të rënda të asaj periudhe.
Mahmutaj përmendi më tej edhe 21 Janarin, duke e lidhur atë me përgjegjësinë politike të qeverisë së asaj kohe.
“Rama gjithmonë ka ecur përpara, kurse Berisha ka bërë atë, siç thotë ajo fjala e urtë: Berisha fle dhe Rama ecën përpara. Eh, shiko Fatos, nëse e marrim të vërtetë deklaratën e Berishës, nëse Rama është i izoluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë si shpjegohet që presidenti amerikan Donald Trump e ka takuar dy herë Ramën? Atëherë, çfarë duhet të quajmë izolim? Po ku e di unë? Për këtë duhet pyetur Berisha, jo të më pyesësh mua, sepse unë nuk arrij dot ta konceptoj këtë lloj gjëje. E thashë që në fillim, domethënë, që në momentin kur Berisha u rikthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u rikthye në Shqipëri, edhe pse mashtroi me një vizë shëndetësore, pra, dhe vazhdoi atë sulmin e tij, po atë sulm infantil, atë sulm njerëzor, duke thënë që i kemi lënë porosi amerikanëve të arrestojnë Ramën në territorin e tyre. Po turp, nami i Zotit, o burrë! Çfarë qenë këto budallallëqe? Domethënë, ja ku e ke Ramën kryeministër. Rama ka filluar mandatin e katërt. Eh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë një ambasador, po kanë sjellë vërtet një ambasador i cili mund të bëjë punë sa të gjithë ambasadorët amerikanë që kanë qenë më përpara. Rama nuk ka pasur asnjëherë përplasje me ambasadat, me asnjë ambasadë, dhe s’ke pse të kesh përplasje, domethënë, me përfaqësinë diplomatike të një shteti tjetër. Përkundrazi, Rama ka pasur marrëdhënie të mira, marrëdhënie të normalizuara dhe ambasada amerikane ka pasur, si gjithmonë, një lloj ndihme atje ku i është dashur, është nevojitur. Nga 2005 deri në 2013-ën. Çfarë bëri Berisha? Bëri Gërdecin. Pra, shpërtheu në mes të kryeqytetit: 26 të vdekur, 300 e ca të plagosur dhe miliarda e miliarda euro dëme që u bëri, domethënë, fshatrave në periferi të Tiranës. Pastaj, pas kësaj, bëri 21 Janarin. Berisha bëri atë që s’e ka bërë asnjë lloj kryeministri tjetër dhe kryeministrat e fashizmit nuk kanë pushkatuar njerëz në mes të Tiranës, siç pushkatoi Berisha në 21 Janar. Berisha mashtron në çdo lloj situate që të jetë”, tha ai.


