Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E shtuna me mot të kthjellët, vranësira të pakta dhe erë përgjatë vijës bregdetare

schedule08:14 - 3 Tetor, 2026

schedule 08:14 - 3 Tetor, 2026

Vendi ynë pritet të përfshihet të shtunën nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa herë pas here do të shfaqen vranësira të pakta kalimtare të larta e transparente.

Vranësirat pritet të jenë më të dukshme në zonat malore, kryesisht gjatë orëve të mesditës, por nuk parashikohet që të sjellin ndryshime të rëndësishme në kushtet e motit.



Era do të fryjë me drejtim kryesor nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësinë deri në 14 m/s.

Për shkak të forcimit të erës në zonat bregdetare, në dete pritet të ketë valëzim të forcës 2–3 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!