Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlorë, përhapet murtaja e bagëtive/ Sëmundja prek 4 ferma në Selenicë, asgjesohen 700 krerë

schedule15:16 - 2 Tetor, 2026

schedule 15:16 - 2 Tetor, 2026

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, sëmundja fatale që prek gabëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të Selenicës.

Me shenjat e para të pikasur në fund të muajit gusht, brenda 2 javëve të para të shtatorit, sëmundja preku 4 ferma të këtyre banorëve.

Mbi 700 krerë bagëti janë asgjësuar ndërsa blegtorët, ata të cilët prej një jete operojnë në profesionin e çobanit tregojnë se kjo është hera e parë që përballen me një sëmundje të tillë.



Fermeret tregojne se si nisi përhapja e sëmundjes dhe përshiu disa ferma te fshatit, ndersa thone  se kjo është një situatë e rëndë për ekonominë e tyre.

Sa i takon Drejtorisë së Bujqësisë dhe Veterinarisë Vlorë, Drejtori Adila Kojdheli tregon mbi rastin, sipas tij janë marrë masat për asgjësimin e kafshëve ndërsa situata po mbahet në monitorim.

Për të gjithë fermerët që janë prekur nga kjo murtajë, do të ketë kompensim nga Ministria e Bujqësisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!