Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, “e treta e vërteta”/ Në Finlandë, kuqezinjtë mund të vulosin vendin e parë në grup

schedule12:34 - 2 Tetor, 2026

schedule 12:34 - 2 Tetor, 2026

Kombëtarja e Shqipërisë nuk do të ndalet dhe kërkon fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve. Kundër Finlandës në transfertë, kuqezinjtë mund të vulosin përpara kohe edhe vendin e parë në grup, ndërsa për ta arritur këtë objektiv Rolando Maran pritet të kthehet te formacioni me të cilin e nisi turneun me suksesin në Tiranë ndaj Bjellorusinë.

Pas rotacionit të theksuar në San Marino, tekniku italian do t’i besojë sërish portën Etrit Berishës.

Edhe katërshja e mbrojtjes përpara tij do të jetë ajo e ndeshjes së parë. Pilo në të majtë dhe Hysaj në të djathtë, ndërsa në qendër dyshja e formuar nga kapiteni Gjimshiti dhe Ismajli.



I padiskutueshëm si titullar është Kristjan Asllani, ndërsa bashkë me të në mesin e fushës pritet të kthehet Ramadani.

Ernest Muçi si numër “10” dhe Rey Manaj në qendër të sulmit nisen për ndeshjen e tretë radhazi nga minuta e parë. Edhe Uzuni në krahun e djathtë duket se ka fituar vendin e titullarit ndaj Taulant Seferit.

Një dilemë për Maran është në krahun e majtë. Arbër Hoxha është I favorizuar në balotazhin me Mario Mitaj, por për një skuadër më të ekuilibruar, tekniku mund të preferojë mbrojtësin ashtu si, por për një skuadër më të ekuilibruar, tekniku mund të preferojë mbrojtësin ashtu siç bëri në fundin e ndeshjes kundër Bjellorusisë.

Kombëtarja e Shqipërisë mbylli përgatitjet e saj për sfidën kundër Finlandës, ndërsa pas largimit të Luis Hasës për shkak të një problem fizik, Rolando Maran I ka në dispozicion të gjithë futbollistët e tjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!