DASHI
Kjo e premte ju gjen me një shtysë të shkëlqyer energjetike. Marsi dhe Jupiteri janë në pozicione tejet pozitive për shenjën tuaj, duke ju dhënë guximin e duhur për të ecur përpara me planet e vjeshtës. Mund të përballeni me disa “kapriço” apo nervozizma të vogla kalimtare në familje.
DEMI
Në sferën profesionale kërkohet kujdes dhe maturi maksimale. Situata mbetet disi e turbullt apo e pasigurt sa u përket marrëveshjeve të reja ose kontratave. Vendimet e mëdha do të kërkojnë kohë, ndaj mos nxitoni.
BINJAKËT
Ju po menaxhoni me sukses përgjegjësi të mëdha, veçanërisht në planin familjar ose prindëror. Urani ju ndihmon t’i zgjidhni gjërat me stilin tuaj të zakonshëm: të lirë, krijues dhe jokonvencional.
Hëna do të kalojë në sektorin tuaj të financave më vonë gjatë ditës. Përdoreni këtë moment për të riorganizuar buxhetin ose për të bërë një bisedë të rëndësishme mbi sigurinë ekonomike në çift.
GAFORRJA
Mund të ndiheni të rrethuar nga ankthi dhe pasiguria. Mos e lini veten të mbytet nga mendimet negative. Megjithëse ka disa “re në horizont”, pozicioni i Hënës pasdite do të sjellë momente gëzimi dhe një atmosferë harmonike në shtëpi.
LUANI
Hëna është e pozicionuar mjaft mirë për ju në pjesën e parë të ditës, gjë që ju sjell një çlirim të madh mendor dhe i bën marrëdhëniet familjare më të qeta. Prania e Marsit në shenjën tuaj ju jep një forcë të jashtëzakonshme rikuperimi, por gjithashtu sjell rrezik për irritim ose zemërim të shpejtë. Kontrolloni impulsivitetin në punë.
VIRGJËRESHA
Kjo e premte vjen me një ndjenjë të fortë prakticiteti dhe rregulli. Nëse jeni beqarë, kjo periudhë e favorshme ju bën shumë më të hapur ndaj takimeve të reja që mund të zhvillohen natyrshëm dhe pa sforcime.
PESHORJA
Dielli vazhdon të ndriçojë në shenjën tuaj, duke ju shtyrë të gjeni zgjidhje për situata apo rrethana komplekse. Marsi dhe Jupiteri po ashtu ju mbështesin për të ndërtuar ide të reja profesionale.
AKREPI
Prania e Mërkurit dhe Venusit në hapësirën tuaj zodiakale ju jep një ambicie të madhe dhe dëshirë për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull. Nëse keni pasur një problem të natyrës financiare apo një dëmshpërblim të prapambetur, sot mund të nisni të dalloni lëvizjet e para drejt zgjidhjes.
SHIGJETARI
Marsi, Jupiteri dhe Saturni do t’ju japin një forcë të madhe. Kjo e premte është ideale për të guximshmit. Nëse keni një projekt inovativ apo dëshironi të bëni një propozim, yjet thonë se keni mbështetjen maksimale për t’u dëgjuar.
BRICJAPI
Ky fillim muaji ju përball me një lloj lodhjeje apo sforcimi fiziko-mendor, por rezultatet që po ndërtoni janë solide dhe afatgjata. Dita sjell një përkujdesje më të madhe nga ana juaj për partnerin/partneren.
UJORI
Pas një periudhe të ngarkuar me tension dhe provokime gjatë ditëve të shkuara, kjo e premte sjell një rikthim të komunikimit efektiv dhe thellësisë mendore.
Rezistojini tundimit për të hyrë në debate të kota apo sqarime të stërgjata pikërisht sot, pasi tensioni planetar i Mërkurit me Marsin mund t’i kthejë fjalët e thjeshta në keqkuptime.
PESHQIT
Muaji ka nisur mirë për ju pasi keni mbrojtjen e Mërkurit dhe Venusit. Një ide apo projekt i juaji i kohëve të fundit mund të gjejë një mundësi konkrete për t’u realizuar sot. Emocionet dhe dashuria do të jenë në plan të parë.


