Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eldi Dizdari ekstradohet në Belgjikë/ I dënuar me 10 vite burg për trafik ndërkombëtar droge

schedule21:31 - 1 Tetor, 2026

schedule 21:31 - 1 Tetor, 2026

I akuzuar për trafikimin e rreth 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, Eldi Dizdari, i njohur ndryshe edhe si Denis Matoshi, është ekstraduar nga Dubai drejt Belgjikës dhe është transferuar menjëherë në qeli.

Dizdari është dënuar me 10 vite burg nga drejtësia belge për rolin e tij në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai njihet edhe me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” dhe konsiderohet nga autoritetet si një prej drejtuesve të rrjetit kriminal “Kompania Bello”.

Emri i Dizdarit u bë i njohur në Shqipëri edhe në vitin 2018, kur u shpall në kërkim për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Hetuesit dyshuan se ngjarja lidhej me një konflikt për trafikun e kokainës mes Dizdarit dhe Ervin Matës.



Dizdari u arrestua në Dubai gjatë operacionit ndërkombëtar “Los Blancos”, të zhvilluar në shtator 2020 kundër rrjetit “Kompania Bello”. Autoritetet e Dubait e konsideruan atë një person të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës mes Amerikës së Jugut dhe Europës.

Dubai kishte refuzuar më herët ekstradimin e tij drejt Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa tashmë transferimi i tij është finalizuar drejt Belgjikës, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia belge.

Grupi ku bënin pjesë Dizdari dhe Dritan Gjika është goditur edhe nga SPAK-u, nën dyshimet për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!