Tirana ka luajtur sot takimin e parë miqësor në Turqi. Përballë Alanyaspor, bardheblutë bënë një ndeshje relativisht të mirë, por në fund u mposhtën me rezultatin 2-1. Karaca shënoi për turqit në minutën e 30-të, me një gjuajtje me kokë.
Me këtë gol, u mbyll dhe pjesa e parë. Në të dytën, Tirana shtyu më përpara në kërkim të golit të barazimit dhe ia doli të shënojë. Ishte sulmuesi anglez, Ngoo ai që gjeti rrjetën. Shtatlarti i sulmit shënon një supergol në minutën e 65-të, duke barazuar shifrat.
11 minuta më vonë, Alanyaspor shënon sërish, me anë të Djalma. Ky gol i minutës së 76-të vendosi dhe rezultatin final të kësaj sfide miqësore, që u mbyll me fitoren 2-1 të ekipit turk./abcnews.al
Alanyaspor – Tirana 2-1
Karaca 30′, Djalma 76′ / Ngoo 65′