Në mesin e atyre që iu drejtuan masës ishte edhe Lavdije Leci, vajza e doktorit të UÇK-së Lec Gradicës.
Me shumë emocione, ajo tha se shqiptarët u deshtë ta paguajnë me çmim të lartë lirinë.
“Liria është e drejta themelore e çdo njeri në botë,ndërsa ne shqiptarët u deshtë të paguajmë me shumë sakrifica e me gjak”, tha Leci para të panishmëve.
Ajo kujtoi edhe kontributin e babait të saj.
“Edhe babai im sikur shumë liridashës iu përgjigj kushtrimit të atdheut me të vetmin qëllim për lirinë e vendit tonë”, tha ajo.


