Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj del për herë të parë kundër socialistëve dhe projektit të tyre për reformën territoriale. Në një letër prej 8 faqesh, drejtuar Kuvendit, Veliaj sheh shumë paregullësi në mënyrën si socialistët kanë arritur tek drafti me 46 bashki dhe nevojës për konusltime me qytetarët. Këto konsutlime thotë Veliaj nuk duhet të jenë formale por reale ndaj ai kërkon pezullim të kalimit në Parlament, ndërsa thotë se reformat maten me legjitimitet dhe qendrueshmëri dhe jo vetëm me forcën e votave që mund të miratohen.
“Të pezullohet vijimi i shqyrtimit përfundimtar të projektligjit deri në zhvillimin dhe dokumentimin e konsultimit real, paraprak dhe efektiv te popullsive te prekura, ne nje faze kur rezultatet e tij mund te sjellin rishikimin e zgjidhjes territoriale”, tha ai.
Veliaj del edhe kundër këshilltarëve të PS në Këshillin e Tiranës, që e kanë miratuar propozimin e socialistëve në Kuvend. Edhe për bashkimin e Rinasit me Tiranën, një propozim i mirëpritur nga të gjithë por dhe një ide e vjetër, Veliaj thotë se duhet të pyeten një herë qytetraët dhe të bëhen analiza ekonomike.
“Përpara se Bashkia Tiranë të japë një mendim të plotë dhe të argumentuar, duhet t’i vihet në dispozicion një vlerësim i posaçëm mbi popullsinë dhe territorin e prekur, kompetencat dhe shërbimet që do të transferohen, pasuritë dhe detyrimet, ndikimin mbi të ardhurat dhe shpenzimet vendore, personelin, planifikimin e territorit dhe vazhdimësinë e shërbimeve publike”-shton Veliaj.
Veliaj sheh parregullësi edhe në ndryshimin e akritekturës vendore. Sipas tij nuk ka qartësi si do të funksionojnë “qytetet”.
“Ndërsa ligji në fuqi ndërton strukturën Administrative-Qytet/Fshat, Njësi Administrative/Fshat, projektligji ndërton strukturën Bashki-Qytet. Kjo mospërputhje nuk mund të lihet për t’u zgjidhur pas miratimit të hartës” shtoi ai.
Ndryshe nga ai, këshilli bashkiak i Tiranës, të martën e kësaj jave miratoi propozimin e PS, që ndan territorin në 46 bashki, nga 61 që janë dhe këto ndryshime maxhoranca parashikon ti miratojë në seancën e 8 tetorit në Parlament./abcnews.al


