Objektivi është vendi i parë në grup, dhe ky 3 tetor mund të vendosë shumë.
Shqipëria luan në Finlandë ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve, dhe pas 6 pikëve të plota në dy duelet e para, synohet rezultati pozitiv.
Kuqezinjtë vazhduan përgatitjet në stadiumin e Çezenës në Itali, aty ku triumfuan 3-0 ndaj San Marinos, ndërsa këtë të enjte janë në Helsinki.
Lajm I mirë është kthimi i Cakes nga dëmtimi, i cili është i gatshëm në mbrojtje.
Sipas informacioneve nga grumbullimi i përfaqësueses, trajneri Rolando Maran, do të bëjë sërish ndryshime në formacionin, dhe do t’u besojë atyre që luajtën ndaj Bjellorusisë të shtunën e kaluar.
Porta nuk dihet nëse do të jetë e Berishës apo Sherrit, ndërsa në mbrojtje Hysaj e Pilo besohet se do të jenë titullarë.
Asllani nuk diskutohet, ashtu si edhe Muçi, shans ka për Uzunin, ndërsa Manaj është si gjithmonë qendërsulmuesi.
Arbër Hoxha mund të jetë sërish nga minuta e parë, ashtu si edhe Ramadani në mesfushë.
Shqipëria kryeson grupin në Nivelin C të Ligës së Kombeve me 6 pikë ndaj 4 të Finlandës, dhe fitorja do na e bënte vendin e parë tepër të mundshëm, por edhe barazimi në Helsinki do të ishte pozitiv.


