Dyfishohet çmimi i biletave në  muze  për individet, për vizitat në grup dhe femijët ka disa favore

schedule16:29 - 8 Janar, 2020

schedule 16:29 - 8 Janar, 2020

Ministria e Kulturës që në fillim të janarit ka futur në fuqi ndryshimin e çmimit të biletave për vizitorët në muze dhe parqet arkeologjike. Drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore Kozeta Angjeliu  në një intervistë për Abc News thotë se  për vizitat individuale, në disa muze dhe parqe arkeologjike çmimet kanë pësuar rritje, ndërsa për kategorite në grup dhe  biletat on line ka disa favore.

Fillim viti i 2020 është shoqëruar edhe  me ndryshimin e çmimit të biletave për hyrjen në muze apo në parqet arkeologjike  nga Ministria e Kultures.

Për të hyrë në Muzen Historik Kombëtar më parë paguaje 200 lekë ndërsa sot çmimi është bërë 500 lekë.

Drejtoresha e Programeve  të zhvillimit dhe trashëgimisë Kozeta  Angjeliu  thotë se  ka një favorizmi për fëmijët dhe pensionistët

“Qëllimi i iniciativës së ministrisë për të vlerësuar çmimet e biletave ka qenë për përmirësimin e shërbimeve ekzistuese, për rritjen e numrit të shërbimeve”, shprehet ajo.

Për të hyrë në Muzen Historik Kmobëtar më parë paguaje 200 lekë ndërsa sot çmimi është bërë 500 lekë.

Për vizitat individuale ky ndryshim i cmimit thuajse eshte dyfishuar edhe ne kala nga 200 leke eshte bere 400

Ndërsa  për kategoritë në grup  bileta në Muzeun Historik Kombëtar është 400 lekë , nëse prenotimi bëhet on line çmimi është 300 lekë.

Angjeliu thotë se shtimi i shërbimeve në këto institucione ka çuar edhe në rritjen e çmimit.  Të ardhura sipas saj mund të ofronin më shumë shërbime për vizitorët.

Çmimi më i lartë i biletës është për hyrjen në Parkun Kombëtar të Butrintit, 1 mijë lekë të reja   nga 700,  ndërsa çmimet mbeten të  pandryshuar. Për muzeun e Përgjimeve shtepia me gjethe  700 lekë ,   Muzeun Kombëtar të fotografise Marubi në Shkodër  700 lekë dhe Muzeun Kombëtar të Artit mesjatar në Korce 700 lekë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!