Gjykata e Korçës i kthen sërish prokurorisë dosjen e vrasjes së Altin Balliut

schedule16:08 - 8 Janar, 2020

schedule 16:08 - 8 Janar, 2020

Gjykata e Korçës i ka kthyer për herë të dytë Prokurorisë dosjen e vrasjes së Altin Balliut. Mësohet se gjykata i ka lënë organit të akuzës afat deri në fund të janarit të plotësojë mangësitë e konstatuara në hetime.

Burime bëjnë me dije se dosja është kthyer për thellim të hetimeve pasi janë konstatuar mangësi në hetim nga prokurori i çështjes Edmond Shytko.

Balliu u vra në janar të vitit që lamë pas një sherri në një lokal, ndërsa familjarët e tij kanë akuzuar prokurorin e çështjes, Edmond Shytkon, për anësi dhe favorizim të autorit të krimit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!