Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Anëtarësimi juaj na bën më të fortë”, Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria kryeson integrimin në BE

schedule18:18 - 30 Shtator, 2026

schedule 18:18 - 30 Shtator, 2026

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp gjatë vizitës së saj në Tiranë.

Von der Leyen vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, duke e cilësuar atë si një nga vendet kryesuese në këtë rrugëtim.

Ajo theksoi se zbatimi i plotë i reformave dhe arritjet me Planin e Rritjes po e përafrojnë gradualisht ekonominë shqiptare me tregun e përbashkët evropian. Gjithashtu, kreu i KE-së konfirmoi se punët e bëra me reformat do të pasohen nga pagesa të reja investimesh nga Bashkimi Evropian në javët në vijim.



“Vërtet është një kënaqësi shumë e madhe që të jem në Tiranë. Përvoja ime është e tillë që Shqiptarët e mbajnë gjithmonë Europën në zemër. Shqipëria është në vendet kryesuese të procesit tonë të anëtarësimit. Unë vij rregullisht dhe bëj gjykim. Shqipëria ka bërë një ecuri fantastike.

Ky është një përparim shumë i rëndësishëm. Shqipëria është plotësisht e përafruar me politikën tonë. Prandaj dëshiroj që t’iu përçoj të gjithë qytetarëve shqiptarë, por edhe europianë, që Shqipëria do e bëjë Bashkimin Europian më të fortë. Drejtësia, kuadri zgjedhor dhe mbrojtja e mjedisit, miratimi i reformave është i rëndësishëm, por edhe më i rëndësishëm është që ato reforma të zbatohen tërësisht.

Mesazhi ka të bëjë me rezultatet tona të planit të rritjes. Ne sjellim investime të BE në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, ju miratoni dhe ndërmerrni reforma. Ekonomia juaj mund të përafrohet gradualisht me tregun e përbashkët europian. Ju po ecni shumë mirë me planin e rritjes. Në javët në vijim priten pagesa të tjera. Ne kemi arritur rezultate shumë të mira me tre reformat”, tha Von der Leyen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!