Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Von der Leyen: Rishikim politikave të zgjerimit të BE, edhe unioni duhet të jetë gati për anëtarët e rinj

schedule18:18 - 30 Shtator, 2026

schedule 18:18 - 30 Shtator, 2026

Presidentja e KE, Urusla Von der Leyen deklaroi se do të ketë rishikim të politikave, lidhur me zgjerimin në Bashkimin Evropian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Von der Leyen u shpreh se edhe unioni duhet të jetë gati për anëtarët e rinj.

Von der Leyen shtoi se ndër çështjet që u diskutua me kryeministrin Rama, ishte edhe ulja e tarifave të roaming.



“Diskutuam uljen e tarifave të roaming, sepse unë besoj se kjo është mundësi shumë e mirë që njerëzit të afrohen me njëri-tjetrin. Dhe sa i përket bizneseve, dhe bashkëpunimin mes bizneseve të BE dhe atyre shqiptare, po ecin shumë mirë. Mesazhi ynë i fundit është ky, zgjerimi është proces me dy kahe, edhe Bashkimi Evropian duhet të jetë gati që të presë anëtarët e rinj. Javën tjetër do kemi rishqyrtim për zgjerimin. Ne do të përcaktojmë edhe udhërrëfyesët, që vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit të vazhdojnë. Nesër do vizitojmë shkollën “Emin Duraku”. Kur tërmeti goditi vendin në 2019, unë u thashë që do qëndrojmë krah jush. U rikonstruktuan 63 shkolla përmes programit tonë”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!