Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjerohet mbrojtja ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal

schedule13:16 - 30 Shtator, 2026

schedule 13:16 - 30 Shtator, 2026

Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj human papiloma virusit, shkak për ndryshimet qelizore që mund të kthehen në kancer nëse nuk trajtohen në kohë, kancerit të qafës së mitrës apo të tjera tumore të shkaktuara prej tij.

Nga Instituti i  Shëndetit Publik ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu tha se  nga vaksina  HPV 4  valente kalohet në  HPV 9 valente duke shtuar mbrojtjen ndaj  më shumë  tipeve të këtij virusi.

Kjo vaksinë  aplikohet tek  vajzat nga 13 në 20 vjeç dhe  djemtë 13 vjeç në qendrat shëndetësore pa pagesë.



Ministrja Spahiu vlerësoi këtë si një hap të rëndëishëm  për të parandaluar sëmundjet e shkaktuara nga HPV dhe iu bëri thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Këto vaksina janë të certifikuara dhe përdoren edhe në vendet e Bashkimit Europian. Janë të sigurta, ndaj u bëj thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre 13-vjeçarë, si një nga masat më të sigurta për parandalimin e kancereve të shkaktuara nga HPV” tha Spahiu.

Vaksina që mbron nga kanceri ka filluar të aplikohet   tek vajza 13-vjeçare në vitin 2022, ndërsa te djemtë në janar të 2026-ës.  Që nga nisja e programit kundër HPV  në  Shqipëri janë administruar  gjithësej  60 180 doza të vaksinë HPV  4 valente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!