Le ta lemë mënjanë Spanjën. Kampionët e botës sikur luajnë në një planet tjetër e duket se nuk kanë lidhje me të tjerët, ndërsa kur vjen puna tek “tokësorët” një nga ekipet që veçohet është Anglia.
“Tre luanët” lanë pas zhgënjimin e humbjes në “Uembli” pikërisht ndaj spanjollëve, me fitoren e merituar në Çeki me shifrat 2-0.
Entoni Gordon në 47’ dhe Harri Kejn në 69’ ishin autorët e golave, ndonëse shpikësit e futbollit u ndihmuan shumë nga epërsia numerike që nga 25’, kur çekët mbetën me 10 lojtarë.
Shulc u përjashtua me të kuq.
Anglezët e trajnerit gjerman, Tomas Tuhel, dominuan në fushë me 21 gjuajtje ndaj 5 të vendase dhe me gjashtëfishin e atyre në portë.
Kapiteni Kejn është duke shkuar drejt rekordeve krejt të veçanta.
Jo vetëm që është shënuesi më I mirë në historinë e Anglisë me 87 gola, ndaj 53 të ish-rekordmenit Runi, por edhe është vetëm dy ndeshje larg rekordit të ndeshjeve me fanelën e “luanëve”, me 123 ndaj 125 të legjendës Piter Shilton.
Anglia është në vend të dytë në grupin C të nivelit A të Ligës së Kombeve, me 3 pikë ndaj 6 të Spanjës, ndërsa sfida e radhës është në fushën e Kroacisë në 3 tetor./abcnews.al


