Kurti nis takimin me Mustafën: Shumë shpejt do kemi marrëveshje

schedule15:34 - 8 Janar, 2020

schedule 15:34 - 8 Janar, 2020

Ka nisur takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Në një deklaratë për mediat para nisjes së takimit, Kurti u shpreh se është shumë afër arritja e marrëveshjes më LDK-në.

“Shpresoj që tash pasi kanë rifilluar bisedimet edhe do të shkojmë me shpejtësi drejt arritjes së marrëveshjes që është shumë afër”, deklaroi para mediave lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Para tij në Kuvendin e Kosovës kanë arritur krerët e LDK-së, në krye me Isa Mustafën. Ndërkaq, ditën e djeshme Kurti dhe Mustafa zhvilluan një tjetër takim, por pa rezultat. LDK dhe VV ende nuk e kanë gjetur formulën për të qeverisur vendin së bashku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!