Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Magjia” e Olise nderon Francën/ Franca mund Belgjikën 1-0 në Bruksel për Ligën e Kombeve

schedule12:20 - 29 Shtator, 2026

schedule 12:20 - 29 Shtator, 2026

E vështirë, por plotësisht e merituar.

E tillë fitorja e Francës në Bruksel ndaj Belgjikës, duke pasur dy suksese radhazi në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Të mbiquajturit “gjelat” po lënë dalë nga dalë prapa dështimin e madh në Kupën e Botës, kur nga favoritë mezi përfunduan në vendin e katërt, dhe trajneri Zinedin Zidan po e vazhdon pa u ndalur misionin e tij.



Belgjika u dominua, edhe pse nuk u arrit të mposhtej derisa erdhi momenti magjik i yllit të Bajernit, Majkëll Olize, dy minuta para fundit.

Franca, dy herë kampione e botës, pati 65 për qind mbajtje topi, pati 18 gjuajtje gjithsej nga 12 të vendasve, dhe diferenca e goditjeve në portë ishte e madhe, 7-2!

U goditën edhe dy shtylla, por suksesi erdhi vetëm në 88’.

Olise realizoi një gol personal që nga mesi I fushës, ndërsa francezët vuajtën mungesën e kapitenit dhe të yllit kryesor, Kilian Mbape, që është I dëmtuar.

“Goditja e lamtumirës, apo ekzekutimi”, ishte titulli I të përditshmes së shquar, “L’Ekip”, padyshim me foton e heroit Olize, – Franca e rinuar fitoi me meritë! Mandati I Zidanit vazhdon në mënyrë ideale!”

Edhe miqtë, edhe Belgjika patën raste për të shënuar, e sidomos për vendasit u dalluan lojtarët e krahut, Gots dhe Lukebakio.

Franca është në vendin e parë në Grupin 1 të nivelit A të Ligës së Kombeve, ndërsa Belgjika dhe Italia kanë nga tri pikë.

Të premten, Zidan kërkon konfirmimin e radhës në klasiken e madhe ndaj Italisë katër herë kampione e botës në “Sent Denis” të Parisit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!