Gazetari Andon Kello thotë se raportimet në Këshillin e Sigurisë, të mbajtur paraditen e kësaj të hëne, ishin në nivel institucionesh.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kello u shpreh se çështja e ish kreut të SHISH, Vlora Hyseni, për qeverinë është konsideruar delikate.
Kello shtoi se presidenti kishte ftuar edhe kreun e SPAK, i cili ka dashur të jetë personalisht në mbledhje.
“Kjo është hera e dytë në pesë vite që mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Kësaj radhe bie në sy prania e kreut të SPAK dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Me ligj nuk duhet të ishin aty, por presidenti, bazuar në çështjen që mendohet se mund të ketë cënuar sigurinë kombëare, mund të ftojë edhe aktorë të tjerë. Raportimet kanë qenë në nivel institucional. Është konsideruar nga qeveria një çështje shumë delikate, me arrestimin e kreut të SHISH. Ftesa ka qenë përgjithësisht për SPAK, dhe vetë kreu i SPAK ka dashur të jetë aty. Deklarata ka qenë shumë korrekte, nuk preket çështja individuale. Duhet theksuar se edhe skena politike këtu në Tiranë ka ndryshuar shumë kohët e fundit”, theksoi ai./abcnews.al


