Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vozinha, nga heroi i Kupës së Botës në “viktimë” të famës: Kam humbur paqen dhe privatësinë

schedule15:52 - 28 Shtator, 2026

schedule 15:52 - 28 Shtator, 2026

Ai gjeti famën në moshën 40 vjeçare, pas dekadash karriere futbollistike dhe nje ndeshje spektakolare kundër spanjës. Bëhet fjalë për portierin e Cabo Verdes, Vozinha, i cili ndali shtatë tentativa për të shënuar në portën e tij gjatë përballjes me Spanjën në Kupën e Botës.

Brenda 24 orëve, ai shtoi ndjekësit në Instagram nga 250 në 14 milionë dhe që atëherë është nominuar si Portieri I Vitit në Topin e Artë.

Por nëse kjo është një ëndërr dhe qëllim për kolegë dhe shokë të tij të skuadrës, vozinha ka rrëfyer se do të donte të kthehej pas në kohë, kur nuk ishte I njohur në të gjithë botës.



“Kam humbur paqen dhe qetësinë time. Nuk kam më privatësi. Gjithmonë ka dikë që do të bëjë një foto me mua ose më kërkon një autograf. Ose, më keq akoma, dikush po më filmo. Nuk mendoj se ka diçka që mund të bëj në lidhje me të” tha ai.

Vozinha shtoi se njerëzit priren të shohin pozitivet e famës, por aspektet negative janë edhe më të rënda sipas tij.

Josimar José Évora Dias tha se mbështetës të tij trokasin në derën e shtëpisë së lindjes në Kepin e Gjelbërt, me dëshirën për ta takuar, por ccdo ditë janë duke shqetësuar prindërti e tij të moshuar. Vozinha u bëri thirrje tifozëve të respektojnë kufinjtë e jetës së tij private.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!