Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ronaldo “prish” festën e Portugalisë/ Për herë të parë, pas 18 vitesh qëndroi në pankinë për 90 minuta

schedule12:27 - 28 Shtator, 2026

schedule 12:27 - 28 Shtator, 2026

Portugalia vijoi serinë pozitive në Ligën e Kombeve, duke arrritur fitoren e dytë radhazi. Luzitanët mundën në transfertë 2-1 Norvegjinë, por suksesi I tyre doli në plan të dytë.

Si gjithmonë, në të mirë dhe në të keq lajm është bërë Cristiano Ronaldo. Këtë herë për një rekord negativ.

CR7 qëndroi për 90 minuta në pankinë në një ndeshje zyrtare për herë të parë pas 18 vitesh. Asnjë polemikë nga ana e sulmuesit, por ky fakt nuk mund të anashkalohej.



Për herë të fundit, ylli portugez kishte ndjekur nga pankina një sfidë të kombëtares së tij në 15 qershor të vitit 2018 gjatë një ndeshjeje kundër Zvicrës në Kampionatin Europian.

Që atëherë, CR7 kishte luajtur gjithmonë si titullar apo zëvendësues sa herë që ishte grumbulluar me Portugalinë.

Ky detaj, sfumoi triumfin e përfaqësueses së tij në një fushë të vështirë si ajo e Norvegjisë.

Joao Felix shënoi golin e dytë radhazi për epërsinë e portugezëve në pjesën e parë.

Pas pushimit, Erling Haaland barazoi rezultatin për të zotët e shtëpisë, por shpresat e tyre për një rezultat pozitiv u shuan pas vetëm tre minutash.

Goncalo Ramos shënoi golin e dytë dhe të fitores për Portugalinë, që me gjashtë pikë të plota kryeson e vetme Grupin 4 në Ligën A në Nations League./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!