ATHINË- Një zjarr ka shkatërruar tërësisht një lokal në Athinë. Sipas policisë greke ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por lokali u shkatërrua tërësisht.
Dëme të mëdha materiale pësuan edhe tre banesa mbi godinën.
Autoritet greke thonë se në të njëjtin lokal në 22 shkurt 2023 është ekzekutuar me një plumb 37-vjeçari Pëllumb Islami, por nuk deklarojnë nëse zjarri i sotëm ka ndonjë lidhje me vrasjen e Islamit.
Hetimet për zjarrin i ka marrë në dorë policia greke pasi dyshon për zjarrvënie të qëllimshme./abcnews.al


