Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, në pranga tre persona

schedule09:02 - 28 Shtator, 2026

schedule 09:02 - 28 Shtator, 2026

Tre operacione policore janë finalizuar gjatë 24 orëve të fundit në Kukës dhe Tropojë, duke çuar në pranga tre persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje, kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje me thyerje.

Në Tropojë, në kuadër të operacionit “Befasia”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, arrestuan 45-vjeçarin E. M., banues në Markaj. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në zbatim të një vendimi gjykate, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

Po në Tropojë, në kuadër të operacionit “Weekend”, u arrestua në flagrancë 38-vjeçari S. H., i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.



Sipas Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet ushtruan kontroll në një zonë të pyllëzuar në territorin e Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër. Gjatë ndërhyrjes, 38-vjeçari u gjet rreth 50 metra larg një parcele ku ishin kultivuar 42 bimë kanabisi, për të cilat hetimet dyshojnë se ishin kultivuar prej tij.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një pistoletë me krehër dhe 9 fishekë, ndërsa në banesë u sekuestruan një armë gjahu, municion dhe një thikë.

Ndërkohë, në Kukës, shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me strukturat e Durrësit, finalizuan operacionin “Hija”, duke arrestuar 31-vjeçarin I. J., banues në Krumë të Hasit.

Sipas hetimeve, në orët e para të mëngjesit të 26 shtatorit 2026, 31-vjeçari dyshohet se ka vjedhur me thyerje një automjet, si dhe ka thyer dhe vjedhur një lokal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur, një celular i marrë në lokal dhe një thikë.

Policia bën me dije se po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera, që dyshohet se mund të jenë kryer nga i njëjti person në zonat e Hasit dhe Durrësit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!