Kastrioti njoftoi ditën e sotme ndërprerjen e bashkëpunimit me mbrojtësin Florian Daci, ndërkohë që nuk ka vonuar zyrtarizimi në skuadrën e re. Rikthim në Kosovë, ku më parë është aktivizuar me Lirinë e Prizrenit. Qendërmbrojtësi tani do të veshë fanellën e Llapit.
“Florian Daci është futbollisti më i ri i Llapit. Daci në praninë e kryetrajnerit, Tahir Batatina ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje të 1 viti e gjysmë. Së fundmi, ai ishte pjesë e Kastriotit të Krujës.
Florian Daci, 28 vjeç, i lindur më 02.04.1991, qendërmbrojtës me përvojë të madhe. Vjen nga Kastrioti i Krujës, teksa ka qenë edhe pjesë e Tomorit, Turbinës dhe në Kosovë pjesë e Lirisë”, njofton klubi nga Podujeva përmes faqes zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al

