Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Macron jep alarmin për Rusinë/ Presidenti francez: Përgatitje për të mobilizuar 300 mijë trupa të tjera për luftën

schedule23:45 - 25 Shtator, 2026

schedule 23:45 - 25 Shtator, 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se së fundmi, ka disa sinjale se Rusia po përgatitet të mobilizojë 300 mijë trupa te reja për luftën në Ukrainë, duke e cilësuar si një mobilizim pas zgjedhjeve.

I pyetur në lidhje perspektivën e një raundi të mëtejshëm të mobilizimit rus, Macron Deklaroi se informacioni ka ardhur nga shërbimet e inteligjencës dhe është e qartë se Rusia do ta ndërmarë këtë veprim.

“Ka pasur disa raporte të ndara nga shërbimet e inteligjencës evropiane dhe amerikane, si dhe nga miqtë tanë ukrainas. Zgjedhjet janë zhvilluar. Tani është e qartë se Rusia do ta bëjë këtë. Pyetja është nëse do ta shpallë publikisht apo do ta zhvillojë pa një njoftim zyrtar”, tha presidenti francez.

Macron i quajti sinjalet se Rusia po përgatitej të mobilizonte 300,000 ushtarë të tjerë “të besueshëm”, duke pretenduar se ka pasur “disa shenja se Rusia po organizohet për këtë”.

“Dhe me të vërtetë, skenari i besueshëm që diskutohet shpesh sot sillet rreth shifrës prej 300,000 njerëzish. Sinjali që Rusia po dërgon është se është gati për sakrifica edhe më të mëdha për të marrë kontrollin e të gjithë Donbasit”, tha Macron.

Komentet e tij erdhën pasi Zyra Presidenciale e Ukrainës paralajmëroi në gusht se Rusia mund të jetë duke u përgatitur të thërrasë 600,000 njerëz gjatë viteve 2026 dhe 2027, mes rritjes së pakënaqësisë publike me luftën dhe një rënieje të numrit të njerëzve të gatshëm të rekrutohen vullnetarisht.

Ndërkohë, Ukraina është përfshirë sërish nga një valë e gjerë sulmesh ajrore ruse. Gjatë natës dhe mëngjesit të së premtes, dronë dhe raketa ruse goditën disa rajone të vendit, me pasojat më të rënda në Kiev, Odesa dhe Zaporizhzhia, duke vrarë 7 persona, përfshirë një 14-vjeçar.

Si pasoje e sulmeve, këtë të premte u godit edhe prodhuesi më i madh i çelikut në Ukrainë, duke e detyruar të mbyllte aktivitetin.

Mbyllja është një tjetër goditje për sektorin dikur të fuqishëm të çelikut të Ukrainës, i cili më parë përbënte 15% të eksporteve të vendit, por është vënë nën presion nga sulmet ruse dhe kufizimet nga BE-ja , partneri i saj kryesor tregtar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!