Largime te Korabi dhe Devolli. Skuadra nga Bilishti ka njoftuar ditën e sotme se Mikea Avdillari nuk do të jetë pjesë e ekipit në vazhdim të këtij sezoni. Më parë zyrtarisht e kanë mbyllur me Devollin edhe Allyson Christian Silva e portieri Klosajd Avrami.
“Mikea Avdillari është i larguari i radhës nga Klubi i Devollit. KF Devolli e falënderon për të gjithë kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Bilishti.
Sa i takon Korabit, largimet prej skuadrës dibrane janë dy. Ylli Ibishi, i cili luan si sulmues, e ka mbyllur bashkëpunimin me klubin me qendër në Peshkopi. Të njëjtën gjë ka bërë edhe mesfushori Ariel Dobra. /abcnews.al