Nuk kishte fitues në “finalen” e parë në Ligën e Kombeve. Holanda dhe Gjermania ndanë pikët në “Johan Cruyff Arena”, pas barazimit 1-1 në sfidën e grupit të tyre në Ligën A.
Sfida I shpërbleu të gjitha pritshmëritë, por rezervoi edhe një mbyllje dramatike me golin e vendasve vetëm në kohën shtesë.
Në debutimin e Xavi Hernandez, “Tulipanët” nisën më mirë dhe në minutën e 12-të ndalën topin në rrjetë me Van Dijk, por festa e tyre u prish nga sistemi VAR që anuloi golin për një ndërhyrje të parregullt në dëm të portierit.
Gjermania e parë e Jurgen Klopp kaloi momentin e vështirë dhe në minutën e 32-të kaloi në epërsi me Nmencha.
“Panzerat” kishin mundësi të vrisnin garën që në pjesën e parë, por Adejemi shpërdoroi një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat.
Edhe pas pushimit, rezultati nuk ndryshoi pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat.
Kur gjithçka po shkonte drejt fitores së Gjermanisë, në minutën e dytë shtesë erdhi goditja e vendasve.
Cody Gakpo shënoi golin e barazimit, që shpëtoi Holandën nga humbja dhe debutimin e Xavi.
Në fund vetëm nga një pikë për dy skuadrat që ruajnë statusin e tyre si favoritë për të fituar grupin e tyre në Ligën e Kombeve./abcnews.al

