Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shtroi tapet të kuq për homologun e tij kinez, Xi Jinping, si në kuptimin figurativ ashtu edhe në atë të drejtpërdrejtë, ndërsa priti mysafirin e tij në Shtëpinë e Bardhë për një darkë shtetërore.
Të dy udhëheqësit u përshëndetën me njëri-tjetrin jashtë dhe, kur hynë brenda ndërtesës, shkëmbyen fjalë të tjera miqësore në dollitë e tyre para darkës.
Në këtë aktivitet morën pjesë gjithashtu një numër pronarësh biznesesh të profilit të lartë dhe drejtuesish të teknologjisë, përfshirë Mark Zuckerberg, Elon Musk dhe Jeff Bezos.
Xi Jinping vizitoi SHBA për herë të parë brenda një dekade.
Xi tha se ishte i gatshëm të punonte me Trumpin, me të cilin ka krijuar një “marrëdhënie personale”, për të “drejtuar anijen” e lidhjeve mes dy vendeve.
Më parë, Donald Trump e priti Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë, duke vënë në dukje se ai është udhëheqësi i parë kinez që bën një vizitë të dytë zyrtare në Shtetet e Bashkuara./abcnews.al


