Paska qenë java e defekteve.
Dy herë në pak ditë ndodhi që futbollistët u lagën në fushë për shkak të problemeve në sistemin e vaditjes së fushave.
Së pari kjo ndodhi në Turqi, e pastaj në Serbi.
Në Superligën turke, impianti I vaditjes nisi të punonte ndërsa lojtarët ishin ende në fushë në ndeshjen mes Amedsporit, ekipit të drejtuar nga Besnik Hasi, dhe Beshiktashi.
Natyrisht, ishte më shumë shkak për humor, kur uji shpërtheu në minutën e 37-të, e komentatorët turk apo mediat e Stambollit bënë shaka duke thënë se kjo ishte një ndërprerje e ndeshjes për hidratim.
Në fund, skuadra e ish-kapitenit të Shiqipërisë, Hasit, fitoi 2-1 ndaj gjigandëve dhe u ngjit në vendin e parë të renditjes.
E njëjta skenë edhe në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Kjo I ndodhi ekipit kombëtar të Greqisë, që po përgatitej për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj përfaqësueses vendase.
Ndërsa grekët bëheshin gati në stadiumin “Rajko Mitiç” nisi ujitja e fushës në momentin e gabuar.
Dy ekipet do të luajnë sonte ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve pas zhgënjimit të eliminatoreve të Botërorit.

