Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Forcimi i ekonomisë shqiptare/ Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin për Shqipërinë

schedule18:45 - 22 Shtator, 2026

schedule 18:45 - 22 Shtator, 2026

Një tjetër agjensi ndërkombëtare  ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare.

Pas Moodys është “Standard & Poor’s  e cila ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë për  Shqipërinë në “BB”, duke ruajtur gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”.

Agjencia thekson se ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për frymë gjatë viteve të fundit, ndërsa borxhi i qeverisë dhe borxhi i jashtëm në tërësi janë në trend rënës.



Në analizën theksohet se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri ndaj goditjeve të njëpasnjëshme në vitet e fundit.

Sipas S&P   pavarësisht tensioneve gjeopolitike ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 3.4% për vitin 2026 e mbështetur nga turizmi , konsumi privat dhe investimet.

Në aspektin e financave publike, S&P  vlerëson masat e mara për uljen e borxhit publik i cili  parashikohet të zbresë në 50.5% të PBB-së në fund të vitit 2029, nga 52.9% në vitin 2025.

Një zhvillim pozitiv i theksuar nga S&P është procesi i anëtarësimit në BE, rrugëtim që ka nxitur progresin në reformën në drejtësi si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Rezervat valutore të Shqipërisë janë rritur në 8.1 miliardë euro në fund të korrikut 2026.

Ky vlerësim i agjensisë Standart and Poors është një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, pasi reflekton qëndrueshmërinë e ekonomisë, politikën e matur fiskale dhe forcimin e pozicionit të jashtëm të vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!