Është në një sezon historik.
Kristian Shpendi po e feston siç duhet thirrjen sërish në kombëtare nga trajneri Rolando Maran, ndërsa në Itali është kthyer në lajm kryesor.
Sulmuesi I Shqipërisë është jo vetëm shënuesi më I mirë I Serisë B, tani për tani, por edhe është mes rekordmenëve.
Siç informohet nga vetë faqja zyrtare e kampionatit, ai është I dyti lojtar I Serisë B që shënon në secilën nga 5 ndeshjet e para, që nga viti 2006, pra në 20 vitet e fundit.
Në edicionin aktual, nëse llogarit kategoritë e para dhe të dyta në 5 vendet kryesore të Europës, Angli, Spanjë, Itali, Gjermani e Francë, vetëm Rafinja I Barcelonës ka më shumë gola se ai në më pak ndeshje.
Gjithsesi, Shpendi është numri 1 në diçka tjetër, në atë që askush nuk ka mesataren e tij realizuese prej 54.6 për qind.
Atij I duhen 70.7 minuta për të shënuar, ndërsa përmirësimi në krahasim me vjet është I ndjeshëm.
Siç thonë statistikat, Kristian Shpendi pati edicionin e kaluar 12 rrjeta në kampionat dhe për të arritur në 6 iu deshën 16 ndeshje, ndërsa këtë herë pati nevojë vetëm për pesë.
Shpresa është që ky sulmue.

