Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Moska mund të provokojë vendet europiane”, Krisafi: Synon të testojë NATO-n

schedule21:34 - 21 Shtator, 2026

schedule 21:34 - 21 Shtator, 2026

Analisti Ledion Krisafi, i ftuar në emisionin Ëar Report, ka folur për skenarët e mundshëm të një përshkallëzimi të konfliktit mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s, duke theksuar se njëipas Krisafit, Rusia mund të përdorë forma të ndryshme provokimi në përballje e drejtpërdrejtë nuk do të ishte domosdoshmërisht e ngjashme me luftën në Ukrainë.

Sipas Krisafit, Rusia mund të përdorë forma të ndryshme provokimi në pika të caktuara, ndërsa përmendi edhe ishullin Gotland si një pikë strategjike në skenarët e mundshëm ushtarakë në rajonin e Baltikut.

Krisafi theksoi gjithashtu se një prej objektivave të mundshëm të Moskës do të ishte testimi i reagimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe funksionimit të Nenit 5.

“ Rusia nuk do të sulmojë vend tjetër si Ukraina, por mund të ketë provokime të ndryshme. Një skenar lufte ka qenë që edhe ishulli i Gotlandit, midis Suedisë dhe Estonisë, ishte një pikë e rëndësishme që, në rast shpërthimi lufte me Rusinë, mund të jetë e para që merret në kontroll.

Skenari është se Rusia mund të përpiqet të provokojë në disa pika. Vendet baltike rusët e njohin shumë mirë terrenin. Personalisht kam pasur bindjen se herët a vonë Rusia do të dojë të bëjë diçka. Nga shërbimet sekrete është shumë serioz paralajmërimi, por herët a vonë do të bëjnë diçka.

Një nga qëllimet kryesore të Rusisë është të shohë a funksionon NATO dhe neni 5.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!