Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Do hapim konsullatën shqiptare në Detroit”, Rama me shqiptarët: Vendim i duhur dhe i merituar

schedule19:18 - 21 Shtator, 2026

schedule 19:18 - 21 Shtator, 2026

DETROIT- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të hapë së shpejti një konsullatë në Detroit, duke e cilësuar këtë si një vendim të duhur dhe të merituar për komunitetin shqiptar në SHBA.

Gjatë një takimi me shqiptarët, Rama tha se kërkesa për hapjen e konsullatës është përsëritur vazhdimisht nga komuniteti shqiptar në Detroit.

“Kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur nga ky komunitet dhe Ministria e Punëve të Jashtme së shpejti do të hapë konsullatën shqiptare në Detroit. Besoj që është vendimi i duhur dhe i merituar”, u shpreh Rama.



Kryeministri vlerësoi gjithashtu rolin e komunitetit shqiptar në qytetin amerikan, duke theksuar nevojën që Shqipëria të jetë më pranë tyre për çështjet konsullore.

“Ju arritët ta bënit këtë qytet të madh amerikan, në një fshat të madh shqiptar. Shqipëria duhet të jetë pranë jush sa herë ju të keni nevojë, Shqipëria duhet ta ketë një derë këtu sa herë trokisni për çështje konsullore”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!