Një zjarr ka nisu në Njësinë Administrative Shushicë, duke krijuar një situatë emergjente për banorët e zonës. Flakët po përhapen me shpejtësi pranë fshatrave Bunavi dhe Grabian.
Sipas informacioneve paraprake, situata paraqitet kritike pasi zjarri rrezikon tre banesa.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, dy automjete të shërbimit zjarrfikës janë nisur drejt vendngjarjes. Ekipet e ndërhyrjes po shkojnë në terren me shpejtësi për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar djegien e banesave të rrezikuara.

