Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Besnik Hasi, “sulltani” i Turqisë/ Ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, kryeson Superligën si trajner

schedule10:51 - 21 Shtator, 2026

schedule 10:51 - 21 Shtator, 2026

Festa duhej të vazhdonte. Kështu këndoi dikur grupi legjendar muzikor anglez, “Kuins”, dhe lideri i tyre i ndjerë Fred Mërkëri.

Kështu ishin edhe thirrjet e tifozëve të Amedsporit, skuadrës fare modeste të Superligës së Turqisë, që këtë sezon drejtohet nga shqiptari I Kosovës, Besnik Hasi.

Ish-kapiteni I kombëtares shqiptare, ish-kampioni i Belgjikës si trajner me Anderlehtin, duket se po krijon një tjetër mrekulli, më të madhe se gjithçka që ka bërë deti tani.

Amedspor, skuadra e qytetit kurd, Dijarbakir, u ngjit në krye të elitës së futbollit turk pas fitores së madhe 3-2 ndaj Beshiktashit.

Se çfarë merite ka Hasi dhe të besuarit e tij mjafton të kujtojmë se Amedspori vlen 26.6 milionë euro, ndërsa gjigandi I Stambollit mbi 266 milionë.

Lafont vlen 3 milionë euro, si dhe lojtarët e Kosovës, mbrojtësi Lumbardh Dellova e lojtari I krahut, Ermal Krasniqi, nga 1.5 milionë.

Pas 6 javësh kampionat, Amedspori është padyshim “hirushja” e Turqisë, dhe një nga hirushet e Azisë dhe të Europës.

Vendasit kryesuan deri 2-0, pastaj 3-1 dhe fituan 3-2.

Gëzimi është I jashtëzakonshëm sepse Amedspor përfaqëson identitetin kurd në Turqi, dhe jo më kot emri I ekipit, Amed, është emri që kurdët kanë për qytetin e tyre, Dijarbakir.

Pasi u ngjit këtë sezon në elitë, ekipi I Hasit ka plane të mëdha, si dhe kryeson Superligën me 13 pikë, po aq sa Gallatasaraj kampion.

Të shohim sesa do t’ia dalë, ndërsa në fushë ishin titullarë edhe shqiptarët e Kosovës, Dellova dhe Krasniqi të cilët qëndruan në fushë 90 minuta.

Fundi ishte me nervat në kulm dhe, siç del nga videot në rrjetet sociale dhe komentet në mediat turke, Hasi mori edhe karton të kuq pas vërshëllimës së arbitrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!