Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme për të vjedhur xhirot ditore/ Tiranë, në pranga 39-vjeçarja

schedule13:15 - 20 Shtator, 2026

schedule 13:15 - 20 Shtator, 2026

Një 39-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme me qëllim vjedhjen e xhirove ditore.

Operacioni policor i koduar “Skema” u zhvillua nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Në pranga u vu shtetasja, 39 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ishte shpallur në kërkim. Ajo u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në ambientet e një lokali në kryeqytet.

Sipas hetimeve, 39-vjeçarja dyshohet se punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme në Tiranë dhe, pasi merrte informacion mbi funksionimin e tyre, vidhte xhiron ditore përpara se të largohej.

Në kuadër të hetimeve janë dokumentuar 5 raste vjedhjesh të ndodhura në territorin e Komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 2.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!