Nuk ishte aspak e lehtë, por ata ia dolën.
Barcelona u vu në vështirësi serioze nga Sevilja në javën e 7-të të La Ligës spanjolle, e megjithatë skuadra ndoshta më e mirë e sezonit në Europë deri tani, nuk e pati problem fitoren bindëse.
Në prani të mbi 41 000 spektatorëve në “Estadio Ramon Sançez Piz-huan”, katalanasit përballuan sulmet e vendasve dhe golin e pësuar shpejt nga Korreia që në 19’.
Në fushë ishin dy “alienë”, të cilët bota I njeh mirë.
Rafinja që shënoi 3 gola, dhe Lamin Jamal që shkëlqeu dhe shërbeu dy asiste.
Braziliani goditi në minutat 22, 52 e 69.
E përditshmja e Madridit, “Marka”, shkruan se Rafinja ka kaluar rekordin e golave të Mesit në kaq javë kampionat, dhe se mbi 12 golat e tij janë vetëm 13 golat e Kristiano Ronaldos për Realin.
Ylli brazilian festoi rinovimin deri në 2030, mori notën 10 për paraqitjen, dhe synon Këpucën e Artë duke qenë I pari në renditjen e shënuesve.
“Blaugranët” mund të kishin fituar më thellë, por u ndaluan nga portieri vendas Vlahodimos.
Ata mbajtën topin plot 70 për qind, dhe patën 28 gjuajtje ndaj 12 të seviljanëve.
“Mbreti”, – titullon “El Mundo Deportivo”, me foton e Rafinjës, por edhe të Lamin Jamalit: Rafinja shkatërroi Seviljen me tregolësh, ka 12 në 7 javë kampionat!
“Super Rafinja, – komenton “Sport” gjithashtu I Katalonjës, – tregolëshi I dytë radhazi I brazilianit, në debutimin e portierit Livakoviç, Lamin dha dy asiste!”
Barcelona kryeson kampionatin me 21 pikë të plota, në nisjen më të mirë në histori, ndërsa golaverazhi është I jashtëzakonshëm, 31 gola të shënuar e 7 të pësuar, shumë më lart se Reali.

